Reagimi i Faton Pecit për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas në Itali

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar me dhimbje pas lajmit tragjik se dy të rinj nga ky qytet kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali të premten.

Viktimat janë Fidan Peci, 27-vjeçar, dhe Ardian Avdyli, 21-vjeçar, ndërsa kryetari ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën.

- Advertisement -

Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën.

Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *