Reagimi i Deputetit të PDK-së pas fotove të Hashim Thaçit: ‘Asnjëherë nuk mund të përlyhet kontributi historik’

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u pa mes gjërave të panevojshme në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami thekson se asnjëherë nuk mund të cenohet kontributi historik i presidentit Thaçi. “Kot e keni!

Asnjëherë nuk mund ta përlyni kontributin historik të Presidentit Thaçi.


- Advertisement -

Shihni se edhe në moçalin institucional që keni krijuar, fotografia e tij po shkëlqen”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -