Pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, Benita Zena u përball me një valë spekulimesh në rrjetet sociale.
Menaxhmenti i Benitës ka reaguar pas postimeve virale që pretendonin se ish-banorja kishte zbuluar informacione rreth produksionit ose emrin e fituesit të këtij edicioni.
Në një komunikatë zyrtare, e rishpërndarë nga vetë Benita në Instagram, menaxhmenti thekson: ‘Së fundmi po qarkullojnë disa lajme me qëllim rritjen e audiencës dhe klikimeve.
Dëshirojmë të sqarojmë se këto lajme janë të pavërteta (Fake) dhe nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga ana jonë lidhur me këto pretendime’.
Ata gjithashtu sqaruan se ende po respektojnë procesin e formatit dhe janë në pritje të rezultateve: “Aktualisht, ne jemi ende në pritje të rezultateve/votave nga formati ku Benita ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova”.
