Reagim i ngrohtë nga familja e Edit pas kthimit të Dolcës: “E bukur na ka dalë nusja”

- Advertisement -

Rrugëtimi i shkurtër i Dolcës në versionin italian të “Grande Fratello” përfundoi, dhe mbrëmjen e kaluar ajo u rikthye sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Hyrja e saj solli emocion të madh për banorët dhe publikun, pasi Dolce u prit me entuziazëm dhe energji pozitive që ndezi atmosferën në shtëpi.

Rikthimi i saj nuk kaloi pa reagime – veçanërisht nga familja e partnerit të saj, Edit. Menjëherë pas hyrjes, familjarët e Edit publikuan një InstaStory ku shprehën gëzimin dhe krenarinë për kthimin e saj. Postimi i tyre u shoqërua me fjalët:

“E bukur na ka dalë nusja, marshallah, marshallah”, duke treguar mbështetjen dhe simpatisë që kanë për Dolcën.

- Advertisement -

Edhe Edi vetë nuk e fshehu emocionin. Gëzimi i tij ishte i dukshëm në momentin e ribashkimit, pasi rikthimi i Dolcës ishte një nga surprizat më të shumëpritura për të.

Përveç emocioneve të brendshme në shtëpi, publiku ka treguar një simpati të madhe për çiftin Dolce–Edi, duke i konsideruar ata si një nga çiftet më të preferuara të BBVK. Reagimet në rrjetet sociale tregojnë se ndjekësit mezi presin të shohin nomentet  e tyre të përbashkëta brenda lojës.

- Advertisement -