Një individ është gjetur pa shenja jete sot në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.
Ekipet mjekësore konstatojnë vdekjen e viktimës mashkull.
Policia e Kosovës ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.
Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, konfirmon rastin dhe informon se autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore e ekzaminuese.
Hetimet janë në vazhdim.





