Në veri të Kosovës janë raportuar disa raste të veprave penale, përfshirë vjedhje dhe posedim të armëve pa leje.
Në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi ku janë sekuestruar tri armë pa leje.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, i njëjti më 08 prill të këtij viti, ka dorëzuar në stacionin policor gjithsej shtatë armë të tjera pasi nuk posedonte leje për to.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Gazetari korrespondent Urall Boshnjaku bëri të ditur për emisionin “Ora 7” se raste të vjedhjeve po paraqiten të shpeshta edhe në veri të Mitrovicës, ku banorët janë shprehur të shqetësuar.
Ai tha se në veri është raportuar një rast vjedhjeje gjatë punimeve në terren.
Ankuesi ka deklaruar se gjatë inspektimit ka vërejtur se janë vjedhur kabllo tokësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është dërguar në procedurë hetimore.
