Në Mitrovicë të Veriut, një rast sulmi fizik ndaj një gruaje është raportuar më 10 mars rreth orës 21:10.
Sipas raportit policor, dy femra e kanë sulmuar fizikisht gruan pas një mosmarrëveshjeje verbale, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.
Prokurori është informuar, ndërsa njësitë policore po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.





