Raportohet rast i lëndimit të rëndë trupor në fshatin Llapnasellë: Dyshohet për sulm me thikë

- Advertisement -

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar mbrëmjen e 28 shkurtit rreth orës 22:50 në fshatin Llapnasellë, në komunën e Graqanicës.

Sipas informacioneve fillestare, pas një fjalosjeje mes dy personave, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me thikë.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. “Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim në emergjencën e Graçanicës, ndërsa më pas është transferuar në Spitali i Mitrovicës Veri për tretman të mëtejshëm mjekësor.

- Advertisement -

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *