Në fshatin Sfeqël të Podujevës, raportohet se është hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje.
Policia ka njoftuar se ende nuk ka persona të identifikuar në lidhje me rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Autoritetet policore janë në vendin e ngjarjes dhe prokurori është njoftuar për situatën.





