Raporti i Policisë: Statistikat e fundit për aksidentet në trafik dhe arrestimet në Kosovë

- Advertisement -

Policia ka bërë publik raportin me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit në Kosovë, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Në raport thuhet se gjatë kësaj kohe s’ka pasur aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Në total, policia ka shqiptuar 2021 gjoba trafiku.

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 17 persona, ndër të cilët 9 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në ndalim policor.

- Advertisement -