Agjencitë amerikane të inteligjencës, përfshirë këtu edhe CIA-n kanë publikuar së fundmi një raport ku përmendet edhe Kosova.
Në raportin që u shpalos edhe në Komitetin e Inteligjencës së Senatit amerikan, Kosova Republika ballkanike, paraqitet edhe më tej në rrezik serioz nga ndërhyrjet e Rusisë.
Rreth këtij raporti ka folur në “Info Magazine” të Klan Kosovës, Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. “Është lajm pozitiv që prapë, gjendja në Ballkanin Perëndimor shihet alramante përderisa kërcënimet e Rusisë vazhdojnë të jenë prezente përmes Serbisë”.
Sa i përket këtij raporti, është e rëndësi të ceket përtej kërcënimeve primare shteteve që i sheh, administrata Trump si: Kinën, iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë edhe Ballkani Perëndimor që shihet si më fragjile ku mund të ketë paqendrueshmëri, përderisa Rusia është ndër ata akterë që ndoshta nuk përdorë taktika të luftës klasike, por taktika të luftës më hibride, luftës jo tradicionale”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Siç tha ajo, të dhënat tregojnë se në Serbi janë aktiv 6 mijë spiunë rusë.
