Raphaël Guerreiro largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë në fund të sezonit

Raphaël Guerreiro do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, duke i dhënë fund aventurës së tij në Gjermani.

Mbrojtësi portugez nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacionin titullar gjatë këtij edicioni, teksa është përballur me konkurrencë të fortë dhe disa probleme fizike.

Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, duke bërë që ndarja të jetë e pashmangshme.


- Advertisement -

Tashmë, Guerreiro pritet të vazhdojë karrierën diku tjetër, me disa klube evropiane që kanë shprehur interes për shërbimet e tij.


- Advertisement -