Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton, ku ndodhej edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Haradinaj nënvizoi se Kosova mbështet institucionet e sigurisë të Amerikës dhe popullin amerikan.
Ai theksoi: “Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje.
Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”.
Deklaratat e tij u transmetuan nga Klankosova.tv.





