Ramush Haradinaj nderon Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek, në përvjetorin e rënies së tij heroike gjatë betejës së 21 majit 1998.

Haradinaj kujtoi se Heroi Myrtë Zeneli ra në betejën treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq.

Haradinaj theksoi se emrin e Myrtë Zenelit “me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e Zonës Operative të Dukagjinit”.


- Advertisement -

Ai vlerësoi edhe kontributin e familjes Ahmetaj, duke e cilësuar si një familje me traditë të fuqishme atdhetare.

Haradinaj shprehu respekt e mirënjohje edhe për tre vëllezërit Mehmet Rexhaj, Ajet Rexhaj dhe Hetem Rexhaj nga Jabllanica e Madhe e Pejës.

Sakrifica e tyre mbetet porosi për brezat për çmimin e lirisë dhe përkushtimin ndaj atdheut.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *