Ramush Haradinaj: Fitimi i Kushtetutës dhe ligjit përballë Albin Kurtit – Deklarata e fortë e kryetarit të AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mbrëmë, me shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë siç e quan ai, populistit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i AAK-së, ndër të tjera tha se ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.

Ai gjithashtu shton se ka fituar edhe koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit. ‘Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.


- Advertisement -

Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti’, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës.

Sipas Haradinaj, tash fjalën e ka sovrani, i cili sipas tij, mban mend e nuk falë. ‘Vendimmarrja i është kthyer atij.

Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.

Për Kosovën deri në frymën e fundit!’, tha Haradinaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *