Ramush Haradinaj feston ditëlindjen e 58-vjetorit në Kosovë

Ramush Haradinaj, i lindur më 3 korrik të vitit 1968, mbushi sot 58 vjet.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka uruar ish-kreun e këtij subjekti, duke thënë se Haradinaj dha kontribut historik për lirinë e shtetit. “Sot feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë.

Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinajt për lirinë e shtetin me këta kufij ishte vendimtar e historik.


- Advertisement -

Gëzuar 58-vjetorin kryeministër Haradinaj, edhe 100”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Me një fotografi unike e ka uruar edhe ish-bashkëluftëtarja e tij, Time Kadrijaj. “Një shekull ashtë pak, për çlirimtarin e madh e mburojën e atdheut.

Shekullofsh Ramush Haradinaj, se Kosova ashtë e sigurt kur ti je këtu”, ka shkruar ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *