Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje online, ku është miratuar Raporti Gjashtëmujor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Pranimet buxhetore kanë arritur në 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë 1 miliard e 777.50 milionë euro.
Po ashtu, ka ndarë 21,000 euro për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”.
Një tjetër vendim është ndarja e 1,400,000 eurove për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Gjithashtu, është miratuar edhe ndryshimi i Vendimit të Qeverisë për Përballje me Inflacionin 2.0.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





