Qeveria e Kosovës miraton ndarjen e fondeve për situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike sot, ku ka aprovuar disa propozime, përfshirë vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Po ashtu, janë ndarë 1,675,000.00 euro për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Gjithashtu, është miratuar autorizimi për transferet nga nënprogrami ‘Shpenzimet e Paparashikuara’ në ndonjë nënprogram tjetër deri në 40,000€.


- Advertisement -

Një shumë prej 370,000.00 euro është ndarë për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Kryeministria gjithashtu ka miratuar propozimin për rekomandimin e Presidentes së Kosovës për Marrëveshjen e Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *