Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar mundësinë e përfshirjes në projektet që lidhen me gazin amerikan, por konsideron se vendimet për çështje të tilla duhet të merren pas diskutimeve dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se çështja e gazit kërkon analizë të plotë të kostove dhe përfitimeve për qytetarët e Kosovës.
Institucionet e Kosovës janë të hapura për diskutime serioze lidhur me këtë projekt dhe nuk kanë refuzuar iniciativa që konsiderohen në interes të qytetarëve.
Haxhiu kundërshtoi vlerësimet se mospajtimi eventual me projekte të caktuara energjetike mund të interpretohet si qëndrim antiamerikan, duke theksuar se institucionet vendimmarrëse duhet të veprojnë bazuar në interesin e qytetarëve të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





