Qeveria e Kosovës diskuton projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në situata të destabilizimit në treg

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme, rreth një orë e gjysmë para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga shkurti edhe në Kosovë ka nisur shtrenjtimi i naftës dhe i disa produkteve tjera.

Në rend dite, në mbledhjen e Qeverisë janë edhe disa pika të tjera.

Ndërkohë, sa i përket rritjes së çmimit të naftës, sot, edhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, e thirur nga LDK-ja, por e mbështetur edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *