Një punëtor teknik në një shkollë në Ferizaj është arrestuar për sulm seksual ndaj një nxënësje të mitur.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmon lajmin.
Viktima është një nxënëse 10-vjeçare, ndërsa i dyshuari, punëtori teknik 64-vjeçar, është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore.





