Punëtorët e sigurimit fizik dhe teknikët në Ministrinë e Punës në Kosovë marrin pagë më të vogël se paga minimale

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët e sigurimit fizik dhe ata teknik të cilët punojnë në objektin e Ministrisë së Punës kanë marrë pagë më të vogël sesa paga minimale që ka ndryshuar nga 1 janari sipas vendimit të Qeverisë.

Përmes një njoftimi për media, Azemi tha po ashtu që sot, më 10 mars, këta punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin shkurt, “që sipas të gjitha gjasave do të ju ofrohet e njëjta pagë”. Është krijuar një kaos i vërtetë në shumë spitale të Kosovës dhe në shumë Ministri pasi që punëtorët ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin paraprak.

Fajtor sipas deklarimit të pronarëve të kompanive janë Ministritë përkatëse dhe Kuvendet Komunale pasi që këto nuk ua kanë alokuan mjetet e nevojshme kompanive që kryejnë shërbime për institucione publike dhe komunale.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *