Propaganda serbo-ruse për situatën në Kosovë: Realiteti i komunitetit serb kundërshtohet

Në mediat serbe dhe ato ruse vazhdon të propagandohet për situatën në Kosovë.

Zëdhënsja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ditë më parë ka pretenduar se serbët që jetojnë në Kosovë po frikësohen, torturohen e largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa, një lajm i publikuar së fundmi në portalin ‘Kosovo Online’ ngrit po ashtu të njëjtat pretendime.


- Advertisement -

Por, përballë këtyre deklaratave, një vëzhgim në terren tregon se komuniteti serb vazhdon aktivitetet e përditshme, përfshirë punën, shkollimin dhe bizneset sikurse çdo komunitet tjetër.

Njohës të sigurisë thonë se përmes narrativave të tilla serbo-ruse po synohet që të frikësohen serbët e Kosovës, në mënyrë që pastaj të njëjtit të përdoren për tensionim të situatës.

Ekspertët ngrejnë shqetësime se Serbia dhe Rusia po synojnë destabilizimin e situatës në Kosovë. ‘Propaganda agresive e Serbisë kundër Kosovës ka për qëllim mobilizimin e brendshëm, duke përdorur narrativa nxitëse dhe duke synuar ruajtjen e kontrollit mbi komunitetin serb,’ tha Arben Fetoshi, drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -