Kontesti shumëvjeçar për një pronë në lagjen Ortakoll të Prizrenit vazhdon edhe pas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Prizren, e cila për herë të tretë ka vendosur në favor të serbit, Zoran Gariq.
Në këtë rast janë të përfshirë tre persona: Zoran Gariq, Faim Hoti dhe Engjull Qollaku të cilët pretendojnë të drejta mbi të njëjtën pronë.
Gariq konsiderohet pronar i tokës që nga vitet ’90, ndërsa dy prizrenas pretendojnë se e kanë blerë atë në periudha të ndryshme.
Faim Hoti thotë se ngastrën e ka blerë përmes ish-drejtorit të Kadastrit të asaj kohe, Kadri Ukimeri, ndërsa Engjull Qollaku pretendon se pronën e ka blerë menjëherë pas luftës nga vetë Gariqi, me ndërmjetësimin e Adem Nrecajt.
Gjykata Themelore në Prizren më 16 shkurt 2026 ka aprovuar kërkesëpadinë e Gariqit dhe ka obliguar Hotin që brenda 15 ditësh nga pranimi i aktgjykimit ta lirojë pronën dhe t’ia dorëzojë atë paditësit.
Po ashtu, gjykata ka refuzuar si të pabazuar kundërpadinë e Hotit, me të cilën ai kërkonte të njihej si pronar i ngastrës.
Rasti ka qenë disa herë në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit kishte rrëzuar dy aktgjykime të mëparshme të shkallës së parë.
Pas vendimit të fundit, pala e Gariqit paralajmëron edhe hapa të rinj ligjorë.
Derisa mbrojtësi i të paditurit ka treguar se kanë parashtruar ankesë nga aktgjykimi të Themelores.
Ky rast është trajtuar nga Kiks Kosova, kronikat e të cilit mund t’i gjeni në vijim.
