Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton lidhur me incidentin e gazetarit të Big Brother VIP Kosova

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije sot se një person është ndaluar për 48 orë në lidhje me ngjarjen që përfshiu Alaudin Hamitin, gazetarin dhe moderatorin e njohur të Big Brother VIP Kosova.

Autoritetet bëjnë të ditur se kjo masë është marrë për dyshime se personi në fjalë ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që të paraqitet kërkesa për masat e mëtejshme ligjore.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *