Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkon paraburgimin e këngëtarit Gjesti për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi gjithashtu për Klankosova.tv se seanca dëgjimore pritet të zhvillohet nesër në orën 09:30.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *