Prokuroria Themelore e Prishtinës: Bastisja në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’.

Prokuroria njofton se aksioni është ende në zhvillim, ndërsa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të zbardhur rastin në mënyrë të plotë, raporton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Policia bastis ARBK-në, u.d. e kryeshefes shoqërohet në polici


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *