Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon paraburgim për tre persona të dyshuar për shpërlarje parash

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar më 24 shkurt, të dyshuar për shpërlarje parash.

Ata u ndaluan në Merdar teksa hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare, duke deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.

Gjatë kontrollit u zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit.

- Advertisement -

Në mesin e të dyshuarve është edhe polici shqiptar Aurel Kaziu.

U arrestua në Merdare me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici i Tiranës

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *