Prokuroria në Gjakovë njofton për hetimet lidhur me vrasjen e sotme

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërsa është iniciuar një rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim, ndërsa po ndërmerren veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Prokuroria po mbledh provat dhe po ndërmerren veprime të nevojshme lidhur me këtë rast.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *