Duket si një pjesë i ndonjë seriali të bukur televiziv ku fundi janë vetëm çifti dhe në lumturinë e pafund rrethuar me sytë blu e në detin e kaltër.
Kjo është bukuria e klipit dhe mesazhi i bukur i dashurisë ardhur në projektin më të ri nga këngëtari David Dreshaj.
Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar modelja në klip e sipas skenarit të tekstit është vajza që ja ka marrë zemrën këngëtarit simpatik dhe i përshtatet më bukur siç edhe quhet edhe kënga ‘Sytë e tu’.
Videoklipi ka ardhur tashmë dhe po pritet mjaft mirë duke u parë me qindra mijëra herë që në orët e para të publikimit.
Producenti Indrit Dode është ai që ka bërë muzikën, melodinë, mix-master dhe beat, dhe teksti që i dedikohet vetëm dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.
Videoklipi është realizuar nga Mars Studio.
Endrit Rrahimi, me praninë e modeles Andjela Vukadinoviq.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






