Gjatë natës së dytë të Festivalit të Këngës në RTSH, festivali që përcakton përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision, transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre për pak kohë për shkak të defekteve teknike.
Problemet u shfaqën pikërisht gjatë interpretimit të artistes Gala Dragot, e ftuar speciale për këtë natë, duke bërë që shumë përdorues në YouTube të ankohej se nuk po dëgjonin asgjë nga performanca. Pas një pauze të shkurtër, prezantuesi kërkoi ndjesë ndaj shikuesve për ndërprerjen e papritur.
Gala u rikthye më pas në skenë për të riperformuar këngën e saj “Femcel”. Ajo tregoi se kënga ka lindur nga një ëndërr për një djalë imagjinar dhe përfaqëson ndjenja që shumë persona përjetojnë, duke e bërë performancën të ndjerë dhe të veçantë.
Gala Dragot, vajza e artistit të njohur Robert Aliaj, njihet për stilin e saj unik dhe të pashembullt në skenën muzikore shqiptare. Ky incident teknik nuk e ndaloi suksesin e saj dhe performanca e saj u prit me entuziazëm nga publiku.
