Probleme të mëdha në Malishevë për shkak të reshjeve të shiut: Rrugët bllokuara dhe familje të evakuara

Komuna e Malishevës po përballen me sfida të mëdha për shkak të reshjeve të shumta të shiut që prekin qytetin që nga orët e hershme të mëngjesit.

Ekipet emergjente janë në terren për të adresuar situatën, ndërsa shumica e rrugëve janë bllokuar nga ujërat.

Zëdhënësi i komunës, Artan Paçarizi, ka njoftuar se disa familje janë evakuuar për shkak të përmbysjeve të shtëpive në zonë.


- Advertisement -

Në terren është edhe një ekip i Klan Kosovës, ku gazetarja Endrita Bajrami ka raportuar për bllokimin e rrugës kryesore në qytet.

- Advertisement -