Prishtina Organizon Konferencën e Investitorëve Amerikanë për Zhvillimin Ekonomik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti është duke e organizuar një konferencë të madhe për investitorët amerikanë. ‘American Investor Conference 2026’, sipas Ramës, po organizohet në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë. ‘Prishtina po hyn në hartën e kapitalit global!

Kryeqyteti po organizon ‘American Investor Conference 2026’ në partneritet me Odën Amerikane në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë’, shkroi Rama në Facebook.

Sipas tij, në këtë konferencë do të fillojnë marrëveshje të ndryshme, teksa potencoi se tregjet globale do të hapen në Prishtinë. ‘Sepse, na duhet zhvillim.


- Advertisement -

Investime globale.

Treg i hapur.

Kosovë-ShBA.

Prishtina: Investime Përtej Pritjeve’, shkroi kreu i Prishtinës.

Konferenca do të mbahet nga data 28 deri më 30 prill.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *