Presidentja Vjosa Osmani nderon Profesor Latif Berishën dhe Agim Hajrizin për sakrificën e tyre për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani në përvjetorin e 24 marsit 1999, kujtojmë me nderim Profesor Latif Berishën si dhe Agim Hajrizin, bashkë me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të vrarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në një nga ditët më vendimtare për Kosovën.

Osmani tha se në akademinë përkujtimore dhe në vizitat tek familjet e tyre, sot u përulëm para sakrificës së tyre, siç tha, duke ripërtërirë zotimin se kujtimi për ta do të jetojë përherë në historinë dhe në ndërgjegjen e shtetit tonë. “Për ne që u rritëm në Mitrovicë, data e 24 marsit nuk është vetëm një datë përkujtimi. Është edhe kujtesa e forcës së jashtëzakonshme të familjes Hajrizi e familjes Berisha, por edhe e krenarisë që ky qytet i ka dhënë Kosovës burra e gra që nuk u përkulën kurrë.

Zoti e bekoftë familjen Hajrizi, familjen Berisha dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *