Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 28 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit nga forcat gjenocidale të Serbisë.
Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Çirezit, prej të cilëve 20 civilë që u shndërruan në martirë e 4 dëshmorë të UÇK-së që ranë heroikisht në mbrojtje të popullatës civile.
Kjo ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën.
Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Çirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri.
Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.
Kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit është amanet për drejtësi dhe për ta ruajtur lirinë me çdo kusht.
Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Çirezit, përfundoi presidentja Osmani.
