Presidenti Trump paralajmëron Iranin për marrëveshje: Do të ndodhë diçka revolucionare?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të arrijë marrëveshje gjatë ditës së martë, për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar veprime të ashpra, duke përdorur edhe gjuhë kërcënuese. ‘Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer më kurrë.

Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë.


- Advertisement -

Megjithatë, tani që kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, kush e di?

Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës.’, ka thënë Trump.

Trumpi i ka dhënë Iranit afat deri në orën 02:00 të mërkurën me kohën e Kosovës për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, dhe disa herë deri më tani ka bërë thirrje për një gjë të tillë, duke dhënë edhe ultimatume.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *