Presidenca dhe partitë opozitare PDK, LDK e AAK-ja kanë përgatitur komentet për të mbrojtur dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se veprimi ishte i drejtë.
Këto subjekte zgjedhjet i shohin si të pashmangshme.
Derisa Vetëvendosje dorëzoi veç komente të veçanta që u bashkuan me lëndën e qeverisë.
Kushtetuesja caktoi 11 marsin për dorëzimin e komenteve për këtë rast.




