Policia në Serbi arreston katër shtetas nga Shqipëria për bluza me motive kombëtare

Policia serbe ka arrestuar të martën katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohet se kishin shpalosur bluza me motive kombëtare.

Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, raporton Klankosova.tv.


- Advertisement -