Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim.
Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e Bruno Kuzhnini, Gjon Kuzhnini, Elson Kuzhnini dhe Egzon Reshanin.
Katër personat e dyshuar janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra penale të ndryshme.
Informacionet lidhur me personat në kërkim trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Detajet mund të dërgohen në adresën info@kosovopolice.com ose në numrat 192 ose 080019999.





