Policia në Prishtinë po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është përfshirë në veprën penale “vjedhja”.
Të gjithë qytetarët që kanë informacione të rëndësishme janë lutur të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose emailin info@kosovopolice.com.





