Forcat e policisë në Sarandë kanë kapur në flagrancë 8 persona që po kryenin punime të paligjshme në një objekt pranë plazhit.
Një grua është shpallur në kërkim për dyshime se ka urdhëruar këto punime të paligjshme.
Pas veprimeve të nevojshme, autoritetet lokale kanë filluar prishjen e ndërtimeve të paligjshme dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.





