Policia ka shpallur në kërkim dilerin e drogës, Hajder Mukajt.
Në njoftim thuhet se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. ‘Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprave penale ,,Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 dhe ,, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftim.
