Polemika në Big Brother VIP Kosova: Gresa Gashi shpreh indinjatën ndaj Olta Gixharit

- Advertisement -

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova nuk kaloi pa polemika të forta, të cilat këtë herë u shtrinë edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme.

Përtej debateve në studio, vëmendja e publikut u zhvendos shpejt në rrjetet sociale.

Në qendër të diskutimeve u gjend një reagim i ashpër nga Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar të BBVK-së.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo publikoi një deklaratë thumbuese, që duket se ishte e drejtuar ndaj opinionistes së këtij edicioni, Olta Gixhari.

Gresa shkroi: ‘O.G, me pas fuqi ta kisha ndalu me hi në Kosovë’.

Edhe pse nuk e përmendi emrin e plotë, përdorimi i inicialeve ‘O.G’ ka lënë shumë pak vend për dyshime se reagimi ishte i adresuar ndaj Gixharit.

Ky shpërthim i Gresës erdhi në kohë reale gjatë transmetimit të Prime-it, pikërisht në momentet kur në studio po diskutohej rrëfimi prekës i banores Sasa, që preku publikun me historinë e saj personale.

Duket se komentet ose qasja e opinionistes Olta Gixhari ndaj këtij rrëfimi kanë revoltuar Gresën, e cila zgjodhi rrjetet sociale si platformë për të shprehur hapur mospajtimin dhe indinjatën e saj.

- Advertisement -