Plagosja në Gjakovë: Personi i plagosur gjatë vrasjes së Binakajt jashtë rrezikut për jetë

Edi Mehmeti, personi që mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku u vra Rasim Binakaj, ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, e cila në emisionin ‘Ora 7’ tha se, sipas informacioneve të grumbulluara, Policia e Kosovës tashmë e ka intervistuar të plagosurin, pasi ai është dëshmitar okular i ngjarjes. ‘I plagosuri është dërguar në repartin e Ortopedisë, dhe në bazë të stafit mjekësor, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Është në gjendje të mirë.

Policia tashmë e ka intervistuar, pasi ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes,’ tha gazetarja.


- Advertisement -

Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e ndodhur dje në Gjakovë, disa orë më vonë është dorëzuar në polici.

Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *