Pezullimi i punës për 3 javë ka bllokuar rreth 121 milionë euro të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kosovë, duke lënë 8 projekte në peng deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Oda Ekonomike apelon që ligjvënësit të mendojnë interesin e vendit dhe të sigurojnë investimet për përmirësimin e ekonomisë dhe standardit të qytetarëve.
Afati për njërën marrëveshje skadon më 31 mars, ndërsa pushteti ka përkrahjen edhe të minorancës dhe ka miratuar planin e rritjes me fondet e Bankës Botërore.





