Peter Magyar fiton zgjedhjet parlamentare në Hungari: Çfarë dihet për fituesin e ri?

Lideri i partisë opozitare, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, ndërsa ish-kryeministri Viktor Orbán e ka uruar për fitoren në votimet e së dielës.

Orbani tha se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm për partinë e tij, por u zotua se do t’i shërbejë Hungarisë edhe nga opozita.

Magyar ka falënderuar qytetarët hungarezë për besimin e dhënë.


- Advertisement -

Ai hyri në politikë vetëm dy vjet më parë, pas një krize politike, dhe më pas mori drejtimin e partisë së qendrës së djathtë dhe pro-Bashkimit Evropian.

Në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024, partia e tij siguroi rreth 30% të votave.

Dalja në votime e popullsisë ka qenë 77.8%.

Gjatë fushatës janë raportuar akuza të ndërsjella për ndërhyrje të jashtme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *