Sot gjatë kontrollit të rregullt nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, u zbulua një person që kishte me vete një armë në brez dhe u arrestua në Graçanicë.
Federata e Peshkatarëve Sportiv ka bërë të ditur se ai kishte nxjerrë armën me qëllim të frikësonte rojën dhe të kanosë rojën e FPSRK-së.
Pas reagimit të shpejtë të Kryetarit të FPSRK-së dhe bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, personi u identifikua dhe u ndalua.
Në njoftim thuhet se personi u arrestua në hyrje të Graçanicës dhe FPSRK falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në rastin e ndodhur.





