Person dënuar me burg dorëzohet në policinë e Prizrenit

Një person i dënuar me mbi gjashtë vite burg është dorëzuar në polici në Prizren.

Më 9 mars, pas një pune intensive të njësitit të urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, është realizuar urdhër-arresti ndaj M.V., 56 vjeç, nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren.

Sipas policisë, pas kërkimeve për arrestimin e tij, i dënuari është vetëdorëzuar në polici.


- Advertisement -

Më pas ai është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit me burg.

I njëjti ishte në kërkim dhe ishte dënuar me gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv me disa vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku në dënim i është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

I arrestuari ishte dënuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *