Përplasje verbale në Big Brother VIP Kosova: Alba Pollozhani akuzon Labi Rexhën për mungesë sinqeriteti

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë ishin Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha.

Debati nisi kur Labi u shpreh se e konsideron veten si një nga banorët më të fortë të këtij edicioni, por Alba reagoi me tone të ashpra, duke e akuzuar për mungesë sinqeriteti dhe betime të rreme.

Ajo iu drejtua Labit me fjalë të ashpra, duke e përmendur fenë dhe librin e shenjtë, Kuranin, gjë që e bëri situatën edhe më të ndjeshme.


- Advertisement -

- Advertisement -