Një dramë e re në rrjetet sociale ka vënë përballë dy ish-banore shumë të njohura të reality show-t më të ndjekur në trojet shqiptare, “Big Brother”.
Bëhet fjalë për Xheneta Fetahun, ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova 3, dhe Egli Takon, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.
Shkëndija e debatit nisi pas disa fotove të fundit të publikuara nga Xheneta, të cilat – sipas një pjese të fansave të Eglit – ngjajnë shumë me pozat karakteristike të Takos. Kjo mjaftoi për të ndezur diskutimet në rrjete, duke sjellë një lumë komentesh dhe akuzash për “kopjim” në drejtim të Fetahut.
Interesante është fakti që të dyja vajzat janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse secila në rubrika të ndryshme. Kjo përplasje virtuale, për këtë arsye, është bërë edhe më virale e e komentuar në publik.
Reagimi i Xhenetës
E vendosur në qendër të vëmendjes, Xheneta Fetahu nuk qëndroi e heshtur. Përmes një Story në Instagram, ajo reagoi me tone të ashpra, duke hedhur poshtë akuzat dhe ironizuar situatën.
Në postimin e saj, ajo ndau një kolazh me fotot që kishin shkaktuar polemikat dhe shkroi:
“Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë 🙄
6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’.
S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd.
Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi 💋”
Përmes këtij reagimi, Xheneta nënvizoi se nuk është kopje e askujt, duke theksuar se ka kohë që realizon foto në atë stil. Ajo gjithashtu i dërgoi një “thumb” të qartë kritikëve, duke u distancuar nga çdo tentativë për përplasje publike.

